Lufta në Rusi “lundron” drejt Turqisë, Çfarë u gjet në ujërat e Detit të Zi?

Mëngjesin e sotëm, në ujërat e Detit të Zi, në Turqi u konstatatua një tjetër minë detare në kufi me Bullgarinë, vetëm dy ditë pasi ishte gjetur mina e parë në hyrje të ngushticës së Bosforit nga Deti i Zi. Sipas mediave turke, minat janë konstatuar nga peshkatarët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë autoritetet vendase për neutralizim të situatës. Ndërkohë që mësohet se minat detare janë prodhim sovjetik.

Ndërsa ekspertët turq vunë alarmin pak ditë më parë, se minat e vendosura nga Ukraina dhe Rusia në Detin e Zi mund të vinin deri në Turqi për shkak të rrymave detare dhe furtunës që përfshiu zonën së fundmi.

Gjasat janë sipas tyre që gjatë ditëve në vijim të hasen mina të tjera të ngjashme në zonë për shkak se kanë zbritur nga veriu për në drejtim të jugut dhe zona më e rrezikshme për shkak të rrymave detare është pikërisht hyrja e ngushticës së Bosforit./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *