Analisti Artur Zheji ka reaguar në lidhje me luftën në Ukrainë.
Zheji tha se ukrainasit janë një popull me ambicje dhe askush nuk e mendonte se do t’i rezistonte luftës kaq gjatë.
Sakaq shtoi se agresioni rus në Ukrainë ka trazuar ujërat politike në të gjithë botën.
“Ukrainasit janë një popull i bukur, ambicion, por nuk e kemi ditur që do zbulohej një ditë në një popull me patriotizëm e moral të lartë, që në perëndim duhen si retorikë folklorike. Lidhja me vlerat, flamurin, tokën, identitetin, është një surprizë e madhe. Këtë surprizë e kishte edhe Perëndimi edhe Putini që nuk besonte se psikologjikisht Ukraina do të rezistonte më shumë se 2-3 javë, se ariu rus po sulmonte dhe Ukraina do kapitullonte nga frika. Kur amerikanët i ofruan një aeroplan presidentit për tu larguar, ai kërkoi armë. Kjo rezistencë ka habitur të gjithë botën.
Shërbimet sekrete e kanë gënjyer Putinit sepse kanë pasur frikë të raportojnë dhe ia kanë bërë Ukrainën një shëtitje. Gabimi më i madh i strategjisë ushtarake ishte se me 4-5 kolona të gjata me tanke që nuk do ndeshnin rezistencë, do të pushtonte vendin”, tha ai.