Ministrat e jashtëm të NATO-s do të zhvillojnë një takim në Bukuresht për të zotuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën.
Në një konferencë shtypi ditën e sotme, pas një takimi me Presidentin e Rumanisë Klaus Iohannis, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi aleancës të rrisë mbështetjen e saj në rajon.
“Investimi në mbrojtjen tone, është thelbësor pasi ne përballemi me krizën tonë më të madhe të sigurisë në një brez”, është shprehur Iohannis.
NATO po përforcon praninë e saj nga Baltiku në rajonin e Detit të Zi së mënyrë që të mbështesë dhe Ukrainën nga agresioni rus.
Ihoannis u shpreh se janë ngritur grupe të tjera beteje, duke përfshirë një të udhëhequr nga Franca në Rumani, ndërsa avionët luftarakë nga Kanadaja po ndihmojnë për të “mbajtur qiellin të sigurt” ndërsa raketat Patriot të SHBA-së po forcojnë mbrojtjen e NATO-s.
“Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur mbrojtjen e të gjithë aleatëve tanë,” theksoi ai.