Alarmi i sulmit ajror u aktivizua sot për herë të tretë në të gjitha rajonet e Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev. Ndërsa pesë persona janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa ruse që goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin ukrainas Dnipro.
Guvernatori i rajonit, tha se gjashtë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve dhe të gjithë ishin në spital. Sulmet vijojnë teksa forcat ukrainase dhe ruse luftojnë për kontrollin e Soledar, një qytet i vogël minierash kripe në Ukrainën lindore.
Rusia ka thënë se forcat e saj kishin marrë kontrollin e Soledar, por Kievi u shpreh se trupat e saj ishin ende duke luftuar në qytet.