Lufta në Ukrainë, mbi 5 mijë civilë të vrarë, mes tyre 210 fëmijë

Kryetari i bashkisë së Mariupol tha sot se mbi 5000 civilë, duke përfshirë 210 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë , raporton Associated Press.

Vadym Boichenko tha të mërkurën se 210 viktima janë fëmijë.

Ai tha se forcat ruse bombarduan spitalet, duke përfshirë një, në të cilin 50 njerëz u dogjën për vdekje.

Boichenko tha se më shumë se 90% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar nga bombardimet ruse, shkruan The Guardian.

Ushtria ruse ka rrethuar portin strategjik të Detit Azov, duke shkurtuar furnizimet me ushqim, ujë dhe energji dhe duke e goditur zonën me artileri dhe sulme ajrore.

Marrja e qytetit të Mariupolit do t’i lejonte Rusisë të siguronte një korridor të vazhdueshëm tokësor në Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e mori nga Ukraina në vitin 2014.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *