Nga fillimi i luftës në Ukrainë, deri më tani raportohet nga Kievi të jenë vrarë 148 fëmijë nga sulmet ajrore ruse.
Ministria e Mbrojtjes shtoi po ashtu se deri më tani të paktën 1,370 raketa janë hedhur mbi Ukrainë ndërsa 15 aeroporte janë shkatërruar që nga 24 prilli. Më shumë se 10 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre, shtohet në njoftim, rreth katër milionë prej të cilëve kanë hyrë në vendet fqinje si refugjatë.
Sipas vlerësimeve të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara mbi 1,100 civilë janë vrarë në Ukrainë gjatë konfliktit, duke përfshirë këtu edhe fëmijë.