Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, 8,534 civilë janë vrarë. Lajmin e dha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke shtuar se 14,370 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Sipas OKB-së, 6,634 civilë u vranë në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe 1,900 në territorin e kontrolluar nga Rusia.
Rajonet me numrin më të madh të vdekjeve të civilëve (3,950) janë ato të Donetskut dhe Luhanskut.