Papa Françesku ka reaguar sërish në lidhje me luftën në Ukrainë.
Papa shprehet se kriza e urisë në botë ka larguar vëmendjen më të madhe pas luftës, ku bërri thirrje për ndihmë urgjente ushqimore për të shmangur urinë e afërt në Somali.
“Njerëzit e këtij rajoni, të cilët tashmë jetojnë në kushte shumë të pasigurta, tani janë në rrezik vdekjeprurës për shkak të thatësirës”, tha ai në fjalimin e tij javor në Sheshin e Shën Pjetrit, raporton Al Jazeera.
Sipas organizatës të OKB-së , tetë rajonet e Somalisë ndodhen në krizë urie, pasi pritet që bagëtitë të ngordhin, çmimet e mallrave kryesore rriten më tej dhe ndihma humanitare nuk arrin të arrijë më të rrezikuarit.