Të paktën një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pas bombardimeve ruse në qytetin Oleshky, në Ukrainë.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë së Oleshky, Yevhen Ryshchuk, ku përmes Facebook-ut ka shkruar: “Si rezultat i granatimeve të qytetit Oleshky nga pushtuesit rusë dritaret në ndërtesën e lartë të banimit u mbyllën. Fatkeqësisht, pesë persona u plagosën dhe një person u vra”.
Po ashtu ai ka konfirmuar dhe dëmtimet që anë pësuar kioskat dhe një ndërtesë e larë nga sulmi.
“Ngushëllimet e mia për të vdekurin. Pesë persona ndodhen në spital dhe një grua është fatkeqësisht në gjendje të rëndë. Gjithashtu kam informacione se pushtuesit kanë marrë mullirin me erë. Kështu që nuk e di se çfarë do të ndodhë tani me furnizimin me bukë. Unë mendoj se do të shohim. Ju lutemi kini kujdes, ne nuk mund ta dimë apo parashikojmë këto ditë se kur mund të ndodhin granatimet. Ju lutemi qëndroni të sigurt”, tha Ryshchuk.