Volodymyr Zelensky ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për digën e Kakhovës, e cila, siç raportohet nga Kievi, u hodh në erë nga rusët. Ndërkohë, Anton Gerashchenko , këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, njoftoi në Telegram se janë urdhëruar evakuimet e fshatrave përreth, të cilat bien brenda asaj që është përcaktuar si “zona e rrezikut” e përmbytjeve në bregun e djathtë të Dnieper. Popullatës i bëhet thirrje edhe për të fikur pajisjet elektrike.
Si rezultat i bombardimeve, pjesa e sipërme e hidrocentralit Kakhovka u shkatërrua, tha kreu i administratës së Novaya Kakhovka Vladimir Leontiev . Niveli i ujit në qytet si rezultat i shkatërrimit të hidrocentralit Kakhovskaya është rritur me 2.5 metra. Aktualisht nuk ka nevojë të evakuohet popullata civile nga Nova Kakhovka.