Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov ka dhënë një intervistë për gazetën ukrainase Ukrainska Pravda, teksa ka thënë se Vladimir Putin është i prirur të zëvendësohet nga dikush brenda Kremlinit së shpejti.
Duke diskutuar pasardhësit e mundshëm të Vladimir Putin, ai hedh poshtë shanset e ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, duke thënë se ai “nuk ka asnjë shans”.
Ai deklaroi se Dmitry Patrushev, djali i ish-shefit të shërbimeve ruse, Nikolai Patrushev, “hipotetikisht” ka një shans për të marrë postin president.
Megjithatë, ai sugjeron se Sergey Kiriyenko, i parë gjerësisht si arkitekti i politikës së Kremlinit për aneksimin e territoreve të Ukrainës, është i prirur të zëvendësojë Putinin.