Të paktën 380 fëmijë, që nga fillimi i pushtimit rus është ky njoftimi i fundit që ka bërë Zyra e Prokurorit Publik të Ukrainës .
Gjithashtu raportohen të paktën 737 fëmijë të tjerë u plagosën.
Theksohet në njoftim se këto janë shifra paraprake, sepse është e vështirë të mblidhen të dhëna nga zonat nën pushtimin rus dhe ato ku aktualisht po zhvillohen luftime.
Nnumrin më të madh të fëmijëve të lënduar e ka Provinca Donetsk në Ukrainën lindore me 388 prej tyre, i ndjekur nga Kharkiv me 204.
Deri më tani dëme materiale kanë pësuar gjithsej 2328 institucione arsimore, prej të cilave 289 janë shkatërruar plotësisht. Autoritetet fajësojnë për krimet Rusinë.
Viktimat njerëzore dhe dëmet materiale ndodhën pas sulmit rus në Ukrainë më shumë se gjashtë muaj më parë.