Lufta në Ukrainë/ Shpërthime të reja në Kiev

Disa shpërthime u dëgjuan të enjten për 15 deri në 20 minuta në kryeqytetin ukrainas Kiev, i cili tashmë pa një seri sulmesh gjatë natës së kaluar.

Gazetarët e AFP-së panë një dron që mbrojtja ajrore po përpiqej ta rrëzonte, ndërsa administrata ushtarake e qytetit të Kievit tha se “mbrojtja ajrore është në punë”. Shpërthimet u ndalën pas disa minutash.

Gazetarët panë një re tymi të zi në ajër, pikërisht kur administrata ushtarake e qytetit të Kievit njoftoi se alarmi për sulmin ajror kishte përfunduar.

“Droni i armikut u rrëzua” – tha shefi i shtabit presidencial, Andriy Yermak.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko raportoi “shpërthime dhe zjarr në lagjen Solomyansky të kryeqytetit” dhe paralajmëroi për mbetjet e mundshme të dronëve.

Alarmet erdhën pasi Kievi pa një valë tjetër sulmesh natën mes të mërkurës dhe të enjtes./REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *