Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se kundërofensiva e shumëpritur kundër trupave ruse do të ndodhë.
Mediat e huaja raportojnë se presidenti ukrainas nuk është i gatshëm të thotë në detaje se kur do të ndodhë kundërofensiva.
“Do të ketë një kundërsulm dhe besoj se do të ketë sukses dhe më në fund do të çlirojmë territoret tona. Nuk jam gati të them se kur do të ndodhë dhe si. Shumë gjëra varen nga ne, por ka shumë detaje në furnizimin me armë të caktuara…Ne përpiqemi të ruajmë sa më shumë jetë të jetë e mundur, kështu që armët janë vendimtare”,-tha presidenti ukrainas.
Komandanti i Përgjithshëm suprem theksoi gjithashtu ndikimin e motit në fillimin e kundërofensive.