Tirane, 24 Shkurt 2022
Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë dënon me forcë agresionin ushtarak dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Ky sulm kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, që shkel ligjet ndërkombëtare dhe kërcënon jetët e miliona civilëve përbën rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë europiane dhe euroatlantike.
Rusia duhet të ndalojë këtë agresion ushtarak dhe t’i rikthehet rrugës së diplomacisë e dialogut.
Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë mbështet plotësisht NATO dhe BE në përpjekjet e tyre për t’iu përgjigjur me vendosmëri dhe proporcionalitet këtij sulmi të papranueshëm.
KASH qëndron pranë popullit të Ukrainës në këtë ditë të errët.