Sulme të reja janë regjistruar gjatë orëve të natës në Ukrainë nga forcat ruse. Mediat e huaja shkruajnë se forcat ruse kanë lëshuar 15 raketa lundrimi dhe 18 dronë kamikaze Shahed në drejtim të Kiev.
Sipas raportit nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kievit të gjithë dronët u qëlluan nga mbrojtja ajrore.
Gjithashtu për shpërthimet ka njoftuar edhe kryebashkiaku i Kiev, Vitalii Klitschko, i cili theksoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të kryeqytetit ukrainas kanë hyrë në veprim dhe se “një tjetër valë sulmesh me dron po vjen”.
Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në zonën e qytetit Cherkassy dhe paralajmërime për sulm ajror u ngritën në të gjithë Ukrainën.
Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi më shumë se 30 dronë të nisur në Kiev mbrëmë nga forcat ruse, njoftoi administrata ushtarake e kryeqytetit, duke shtuar se deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të veçanta pas sulmeve të sotme në qytet.