Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbajtur fjalimin e tij në orët e para të mëngjesit.
Ai tha se duket se trupat ruse po tërhiqen nga veriu i vendit, duke e përshkruar tërheqjen si “të ngadaltë por të dukshme”.
Zelenskyy shtoi se situata në Ukrainën lindore mbetet e vështirë, ndërsa beson se Rusia po përgatitet për sulme të reja në rajonet Donbas dhe Kharkiv.
Ndërkohë, duke folur në një intervistë për Fox News, udhëheqësi ukrainas tha se duket se sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi po funksionojnë.
Megjithatë, Zelenskyy tha se nevojitet presion i mëtejshëm./Priza.al