“Luftë” për një biletë në gjysmëfinale: Brazili sfidohet nga Kroacia, Holanda ‘shtrëngon dhëmbët’ ndaj Argjentinës

Pas dy ditëve pushim, Kupa e Botës është kthyer përsëri me dy ndeshjet çerekfinale të cilat do të luhen gjatë ditës së sotme.

Në orën 16:00, Kroacia do të përballet ndaj Brazilit, ndeshje e vlefshme për një biletë në gjysmëfinalen e Katar 2022. Kroacia vjen nga një fitore ndaj Japonisë me anë të goditjeve të penalltive. Portieri kroat bëri mrekullinë duke pritur tre nga penalltitë e aziatikëve. Mdoric-Brozovic-Kovacic në mesfushë, japin inteligjencë, mushkëri dhe saktësi në këtë repart të fushës.

Por, përballë do të jetë një Brazil i cili duket se nuk toleron dhe nuk të lejon të afrohesh shumë pranë portës së tyre e cila ruhet nga Alisson. Një fitore me rezultatin 4-1 ndaj Koresë së Jugut, bëri që skuadra e Tite të marrë këtë biletë të çerekfinales. Me Neymar të kthyer tashmë, gjithçka ndryshon për kundërshtarët.

Mbrëmja do të sigurojë një tjetër ndeshje të mrekullueshme, atë mes Holandës dhe Argjentinës. “Tulipanët” vijnë nga fitorja e konsiderueshme ndaj SHBA-së me rezultatin 3-1. Argjentina nga ana tjetër mposhti Australinë me rezultatin e ngushtë 2-1.

Sfidat e sotme janë të mrekullueshme, ku jemi afruar të atë fazë ku përplasjet janë të mrekullueshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *