Kompania gjermane ajrore, Lufthansa ka ndërprerë fluturimet për shkak të një defekti në sistemin e IT në Frankfurt.
Në një njoftim në faqen zyrtare, Lufthansa informon se: “Për shkak të një defekti, shumë sisteme të IT të Lufthansa aktualisht nuk funksionojnë.
Për këtë arsye, pasagjerët do kenë probleme me programin e fluturimit dhe gjatë procesit të check-in. Informacione të mëtejshme do të publikohen sa më shpejt të jetë e mundur
Gjithashtu informon pasagjerët se: “Në rast se fluturimi juaj anulohet, ju rekomandojmë të mos shkoni në aeroport dhe të rezervoni përsëri fluturimin tuaj në aplikacionin tonë Chatbot.”