Dy gjeneralë rusë janë vrarë pranë Khersonit, ka thënë drejtoria e inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
Një tjetër është në gjendje kritike.
Ushtria ukrainase goditi të premten postin komandues të ushtrisë së 49-të të Rusisë pranë kryeqytetit rajonal të pushtuar Kherson, sipas deklaratës.
Ndërkohë që ditën e sotme po godasin me raketa edhe Odesën, ku deri më tani janë regjistruar të paktën 5 viktima e dhjetëra të plagosur.