Lufton tumoret dhe mbron zemrën/ Ja si e ndihmojnë lajthitë organizmin

Lajthia është një ndër arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut, pasi janë të pasura me proteina dhe vitamina.

Priza.al rekomandon që mos t’i ndani nga dieta juaj për shkak se lajthitë luajnë një rol të rëndësishëm në trupin tuaj.

Disa nga përfitimet janë:

Për imunitetin

Lajthitë janë të pasura me antioksidantë të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidues. Antioksidantët përmbajnë linjën e parë të mbrojtjes së imunitetit. Shumica e këtyre antioksidantëve janë të përqendruara në shtresën e hollë që vesh brendësinë e frutit të thatë.

Niveli i këtyre antioksidantëve ulet ndjeshëm nëse lajthia piqet.

Për zemrën

Konsumimi i lajthive bën që në trupin tuaj të normalizohet tensioni i gjakut dhe të mirëmbahet zemra.

Kundër tumoreve

Lajthitë kanë veti mbrojtëse kundër kancerit të zorrës së trashë. Pasi lajthitë kanë prani të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve i bën lajthitë dhe mbron organizmin kundër sëmundjeve të tjera kancerogjene.

Për uljen e sheqerit në gjak

Lajthitë mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, sidomos për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *