Luftoni dhimbjet e reumatizmës dhe artritit me uthullën e mollës

Nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për uthullën e mollës dhe vetitë e saj shëruese në lëndimet që pëson trupi jonë.

Uthulla e mollës përmban vitamina dhe antioksidantë që e ndihmojnë organizmin tonë të shërohet.

Së fundmi ka disa studime që tregojnë se uthulla e mollës mund të përdoret me efikasitet edhe kundër reumatizmës dhe artritit.

Si të përdorni uthullën e mollës si ilaçë kundër reumatizmës dhe artritit.

Mënyra më e zakontë për të përdorur uthullën e mollës kundër artritit është pirja e saj.

Por, duke qenë se uthulla e mollës ka një përmbajtje të lartë acidike, këshillohet që ta tresni në ujë atë dhe më pas ta pini.

Nëse do ta pini tresni dy lugë gjelle uthull molle në një gotë ujë.

Një tjetër mënyrë e rekomanduar është aplikimi i uthullës në lëkurë me pambuk.

Ky trajtim këshillohet të bëhet dy herë në ditë.

Edhe në këtë rast, uthulla rekomandohet të tretet me një vaj bartës siç është vaji ekstra i virgjër i ullirit.

Përzjeni në sasi të barabarta vaj ulliri dhe uthull molle dhe masazhoni vendet ku keni dhimbje.

Masazhet me uthullën e mollës duhet të bëhen jo më gjatë se 30 minuta.

Sipas studimeve mjekësore të cilave u referohet AgroWeb.org, rekomandohet që njerëzit të tregojnë kujdes.

Aplikimet direkt në lëkurë të uthullës së mollës mund të shkaktojnë irritim të lëkurës dhe përkeqësim të inflamacionit.

Rekomandohet që përpara aplikimit të trajtimeve alternative të dhimbjeve të reumatizmës dhe artritit, të konsultoheni me një mjek.

Kurat natyrale të përdorura krahas medikamenteve mund të ofrojnë qetësim të dhimbjeve por nuk zëvendësojnë mjekimet e rekomanduara nga mjeku juaj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *