Luhet ‘El clasico’ i dytë i sezonit/ Barcelona dhe Real Madridi përballen sot në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës

E gjithë vëmendja e tifozëve të futbollit në mbrëmjen e sotme do të jetë për ‘El Clasicon’ e parë të vitit 2022. Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në Arabinë Saudite.

‘El Clasico’ i dytë i sezonit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit  do të luhet në Arabinë Saudite, ku dy gjigantet spanjolle do të përballen në gjysmëfinalen e ‘Superkupës së Spanjës’. Kjo është hera e parë që të dyja ekipet ndeshen në këtë format të ri, ku fituesi do të shkojë në finale ku do të luajë kundër Atletico Madridid ose Athletic Bilbao, që luajnë të enjten.

‘Los Blancos’ fituan takimin e parë me blaugranat me rezultatin 2-1 në ‘Camp Nou’ në muajin tetor falë golave të David Alabas dhe Lukas Vazkezit.

Pas rezultateve të testeve negative, dy afrimet e reja Ferran Torres dhe Pedri janë bashkuar me ekipin, ndërsa Ansu Fatih është rikuperuar nga dëmtimi e do të jetë në dispozicion të trajnerit Ksavi në takimin që do të luhet në “Mbreti Fahd”. Me ekipin kanë udhëtuar edhe Frenkie de Jong dhe Ronald Arauho, ndërsa Sergi Roberto, Eric Garcia dhe Breithueit kanë dëmtime. Që pas ardhjes së teknikut të ri, katalanasit kanë luajtur më mirë, mbrojtur më mirë dhe kanë fituar më shumë pikë.

Trajneri Carlo Ancelotti i ka të gatshëm të gjithë futbollistët me përjashtim të Gareth Bale dhe Mariano Diaz.

Italiani ka ndërtuar një skuadër mjaft të fortë, favoritë në këtë takim me një mesfushë që duket po aq mirë sa pesë vite më parë. Madrilenët vijnë pas fitores në shtëpi kundër Valencias 4-1.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *