Rezultati që prodhuan zgjedhjet lokale në Bashkinë e Shkodrës, ishte një suprizë e madhe pasi për herë të parë Bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga socialistët. Kandidati i PS Benet Beci mposhti në këtë garë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Bardh Spahia.
Për fitoren e Becit sigurisht që ndikuan shumë faktorë, e para ishte figura e kandidatit i cili njihet si person popullor mes shkodranëve, por edhe embështetja politike që i dha PS si dhe deputeti Argon Çela.
Gjithashtu një mbështetje të fortë për marrjen e “Kalasë së Shkodrës” i dhanë edhe aleatët e Tom Doshit.
E fundit por jo për nga rëndësia është edhe mbështetja publike që i dha fituesi i ‘BBV2’ Luiz Ejlli, i cili i ktheu borxhin mikut të tij Benet Beci, pasi e ndihmoi në momentet kur kishte më shumë nevojë.
Por mesa duket marrdhënia Ejlli-Beci nuk do të mbyllet këtu.
Zëra pranë kryebashkiakut të ri të Shkodrës flasin se Beci e ka projektuar Luiz Ejllin si bashkëpuntor në katër vitet e ardhshme. Madje flitet se Luizit do i propozohet pozicioni i nënkryetarit të Bashkisë.
Edhe pse ende nuk dihet se sa realiste mund të jenë këto projekte, nuk mund të përjashtohet si mundësi pasi vetë Luizi la të hapur mundësinë e përfshirjes së tij në politikë.
Megjithatë mbetet për tu parë ditët në vijim nëse do të jetë ky momenti i përfshirjes së Luiz Ejllit në politikë, duke u bërë numri dy i Bashkisë së Shkodrës, apo do ta shohim të angazhuar diku tjetër.
Dihet se Luizin e presin shumë projekte të reja që shpejt do t’i ndajë me publikun.