Luiz Ejlli, pjesëmarrës në formatin Big Brother VIP Albania, i cili ‘trazoi’ gjithë Shqipërinë me deklaratën e tij se ka tumor gëzon shëndet të plotë. Lajmin e ka konfirmuar mjekja në spitalin Shefqet Ndroqi, pas analizave dhe ekzaminimeve që këngëtari kreu mbrëmjen e djeshme në këtë institucion spitalor.
“Luizi është paraqitur më gëlbazë me gjak, 3 episode. Ekzaminimet e tregojnë normale. Pas skanerit, nuk rezultojnë probleme edhe KG normale.Tani i rekomandohen vetëm antibiotikë” – u shpreh mjekja.
Të pyetur rreth kësaj ngjarjeje, opinionistët e programit u shprehën:
Zhaklina: E pa besueshme që shantazhoi emocionalisht një Shqipëri të tërë. Lërë familjarët se si janë ndjerë
Arbri: E para shyqyr që nuk ka gjë, e frikshme dy, dhe e treta e turpshme. Si manipuloi një Shqipëri të tërë! Hera e parë që një njeri e tillë manipulon një situatë kështu