Luiz Ejlli fituesi i edicionit të dytë të BBVA 2 ka zbuluar disa detaje nga jeta post Big Brother, ai ju përgjigj një pyetje të shumë përfolur rreth Instagramit të tij dhe marrëdhënies që ka me menaxheren e tij të rrjeteve sociale.
“Menaxherja ime e rrjeteve sociale më ka marrë instagramin që unë i lashë me mirëbesim dhe sipas tij vlera e atij instagrami kap vlerën e 500 000 $”.
Megjithatë, Ejlli pretendon se ky nuk është zhgënjimi i vetëm nga eksperienca jashtë shtëpisë më të famshme.
Ai shton: “U shokova kur pashë se si shumë njerëz më ishin afruar vetëm për të përfituar në shpinën time, gjithashtu kur pashë disa persona që i kisha njohur para Big Brother të hidheshin nëpër studio pro meje, kur në të njëjtën kohë kta persona hezitonin të pinin një kafe me mua”.