Luiza Gega ka vendosur të tërhiqet nga “Dance Albania”. Shkaku është pikërisht impenjimi i saj i jashtëzakonshëm në sport. Ajo tha se për performancën e sotme iu desh vetëm një ditë provë për shkak të angazhimeve në sport.
“Kur e shikoja këtë program nga jashtë, dukej si diçka argëtuese. Kur erdha këtu, kuptova se kërkon shumë impenjim. E kam të pamundur të jap më të mirën time. Për këtë koreografi kam bërë vetëm një ditë provë. Por nuk është maksimumi, unë dua të jap maksimumin”.
“Uroj shumë që sado të kem përcjellë diçka, e di që mundem shumë më shumë se kaq sepse ndonjëherë i di aftësitë e tua dhe e di që po të përkushtohem, por ky nuk është maksimumi im sepse nuk e jap për shkak të kohës. Ju lutem të më mirëkuptoni juria, jam shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj duke pasur një juri si Klaudia, Iliri, Ermali. Uroj që produksioni të më mirëkuptojë. Zyshë Enada që ka bërë një punë të mrekullueshme me mua, Kristi gjithashtu. I gjithë publiku që radhën e kaluar kam marrë komente sikur të kisha fituar një garë si kampione Europe, komente pozitive pafund. Më vjen vërtet shumë keq që e ndërpres këtë eksperiencë kaq të bukur për mua”.
Në fund, Luiza tha se spektakli ka qenë një ëndërr për të.
“Ka qenë një ëndërr shumë e bukur, sinqerisht unë nuk mendoja që do ta shijoja kaq shumë dhe që do merrja kaq dashuri nga të gjithë ju, përveç asaj që unë bëj. Mos më bëni të qaj se jam natyrë që prekem dhe dua ta mbaj këtë si një eksperiencë të bukur dhe një kujtim vërtet, pse jo nga më të bukurat e jetës time”.