Luizi bisedon me banorët për Bledin: Do dalë me ‘bisht ndër shalë’

Arsyeja e Bledit për të dalë nga shtëpia, u komentua gjërësisht nga Luizi, i cili tha se ai vetë i biente gjoksit me duar, duke treguar se ka bërë burg, ndërsa tani ndihet i ofenduar.

Luizi tha se Bledi doli si burrë nga shtëpia dhe u rikthye si legen dhe se do dalë me “bisht ndër shalë”. Ai u shpreh se për aq kohë sa Bledi mburret që ka qenë në burg, nuk ka pse të mërzitet kur dikush ia përmend faktin që ka qenë në burg.

Ky i fundit shtoi se Bledi doli si burrë nga shtëpi dhe se pas daljes së tij, sa herë e përmendte në shtëpi, thoshte që Bledi u tregua burrë.

Luizi shtoi se Bledi ia ka shpifur me rikthimin e tij. Kiara, Efi dhe Kristi i thanë Luizit se ai po flet shumë shëmtuar dhe se nuk ka përse bën të tilla komente për dikë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *