Luizi dhe Armaldo u përplasën sërish me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme. Debati mes tyre ndodhi përpara se të niste dasma e Nitës dhe Bledit. Luizi i tha Armaldos se ai po i serviloset Oltës që ajo të mos e nxjerrë në nominim të shtunën. Maestro këmbëngul dhe shprehet se nuk po i servilohet Oltës.
Luizi vijon duke thënë se ai po e “lut” Oltën që mos ta nxjerrë në nominim me Kristin apo me të. Ai shtoi se Armaldo po bëhet “pengu” i Oltës.
Ky i fundit reagoi i revoltuar dhe e kundërshtoi mendimin e Luizit.
Armaldo u shpreh se ai nuk e ka problem fare edhe nëse del nga shtëpia, ndërsa shtoi se Olta i shkoi vetë pranë dhe nuk iu afrua ai, siç thotë Luizi.