Edhe pse Armaldo ndodhet jashtë shtëpisë së BBV, Luizi ende nuk e ka harruar një deklaratë të tij. Në momentin kur ai u eleminua nga shtëpia, Maestro u shpreh se dua të më përcjellë vetëm Kiara dhe Olta duke qenë se kanë qenë më të afërta për të.
Ditën e sotme, teksa Luizi po bisedonte me Efin dhe me Kristin, ai i tha atyre se nuk do ia harrojë kurrë Armaldos që përpara se të dilte nga shtëpia tha se ka përzemër vetëm Oltën dhe Kiarën.
Të njëjtën gjë tha edhe Kristi. Efi nga ana tjetër solli në vëmendje spektaklin kur ajo u nominua, për shkak të një nominimi “kokë më kokë” me Kiarën dhe Luizin.
Ajo u shpreh se Olta ishte e vetmja banore që nuk e përcolli te dera dhe se as nuk e takoi atë.
Rikujtojmë se, mes Efit dhe Oltës ka pasur gjithmonë debate dhe qëllimi i kësaj të fundit ka qenë ta largonte nga shtëpia sa më parë.