Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip 2”. Katër finalistët: Luiz, Efi, Kristi dhe Dea kanë vijuar me bisedat e tyre nga më të ndryshmet teksa presin Prime-n e së shtunës.
Një nga temat që diskutuan sot ishte “gjëja më e çmuar” që kanë. Duke përjashtuar familjen, secili prej tyre ka treguar gjënë më me vlerë që kanë në jetën e tyre.
Ajo që ka habitur është deklarata e Luizit i cili u shpreh se gjëja më e çmuar që ka është një makinë tip “Golf 5”.
Biseda mes tyre:
Dea: E heqim familjen se të gjithë familjen do themi
Efi: Dakort, unë pas familjes, kam personin me të cilin jam në marrëdhënie
Kristi: Po pas familjes, truri im
Luizi: Unë prapë te Kiara përfundoj, ndërsa gjëra materiale gjëja më e çmuar që kam është një makinë Golf 5.