Luizi hamendëson kush del sot nga BBV: Më shumë rrezikohet…

Si çdo herë tjetër edhe kësaj radhe, u fol për nominimet në shtëpi. Luiz Ejlli dhe Kiara Tito e nisën ditën bashkë sot dhe një ndër bisedat e para, ishte pikërisht televotimi i kësaj jave.

Këngëtari tha se sot rrezikon të dalë Jori Delli ose Nita Latifi. Për këtë të fundit, e ka thënë shpesh herë që mund të dalë pasi e do jashtë shtëpisë, me idenë që Nita nuk ka çfarë i jep më këtij formati.

Ai nuk e ka nominuar asnjëherë Nitën, por dy herët e fundit e ka bërë, me argumentin se nuk e sheh në finale.

Ndërsa për Jorin, ndonëse ajo është shumë pozitive dhe me Luizin shkon shumë mirë, ai e sheh atë si të rrezikuar, duke qenë se të tjerët janë lojtarë të fortë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *