Ditën e sotme, Vëllai i Madh i ka habit banorët, kur panë letra higjienike në të gjithë shtëpinë, si në ambientet e brendshme ashtu edhe të jashtme.
Përmes një zarfi u ka shpjeguar banorëve se ata duhet të ecin nëpër shtëpi pa prekur dhe pa prishur letrën. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë në një vazo me gogla do të shkojnë të marrin një dënim.
Në momentin që kryen dënimin, banori do vijojë sërish sfidën. Luiz Ejllit i ka rënë një dënim mjaft interesant, ai duhet të qëndrojë dorë për dore me 1 banor për 1 orë.
Këngëtari ka zgjedhur që dënimin ta bëjë me partneren e tij, Kiara Tito.