Luizi i drejtohet Kiarës: Nuk të doli një javë jashtë për t’u shfryrë?

Luizi e këshilloi Kiarën që të mos merret fare me opinionin e banorëve apo me mendimin që opinionistët kanë për qëndrimin e saj ndaj tij.

Ai tha se për aq kohë sa është në rregull me Kiarën, kjo e fundit nuk ka pse shqetësohet.

Kiara u shpreh se nuk e kishte për qëllim të sillte një situatë që ka ndodhur jashtë, brenda shtëpisë, por që ndodhi.

Luizi u shpreh se me situatat e fundit që ajo dhe Efi kanë krijuar në shtëpi, i kanë turbulluar lojën, duke qenë se ai nuk ka informacion se për çfarë debatojnë ato të dyja.

Ai iu shpreh Kiarës se kishte një javë kohë për të shfryrë të gjithë mërzinë jashtë dhe nuk ka pse sjell këtë frymë në shtëpi. Madje ai i kërkoi që të mos e hapë më atë temë me Efin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *