Mbrëmjen e së shtunës kur Kiara Tito u rikthye në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli vuri re se Kiara mbante në dorë një byzylyk.
Menjëherë ëngëtari e pyeti se kush ia kishte dhuruar dhe moderatorja nuk dha një përgjigje fikse. Ajo la të kuptohet se është dhuratë nga një dyqan.
Por duket se Luizi akoma ka ngelur i fiksuar nga ai byzylyk pasi ia kujtoi edhe mbrëmjen e djeshme. Për këtë arsye, Kiara vendosi që t’ia jepte atij por ende pa i treguar se nga kush e ka marrë atë dhuratë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Si ma le fiksim këtë zinxhir, jam bërë ta vendos unë prej inatit
Kiara: Vendose, do e mbash ti?
Luizi: Nuk më bën
Kiara: Të rri, është i madh
Luizi: Si ta mbaj unë kur nuk e di kush ta ka dhënë. Mos mërzitet ai që ta ka dhënë
Kiara: Jo, jo pa merak