Luizi i këndon këngën e Butrint Imerit, ja si reagoi Kiara Tito

Këngëtari Luiz Ejlli, ka qenë duke kënduar ditën e djeshme në shtëpinë e “BBV2”. E gjeni dot këngën e kujt? Pikërisht një këngë të Butrint Imerit, dhe e pranishme ka qenë edhe Kiara Tito.

“Ti ki me lyp dikë si unë!”, këndoi Luizi.

Por menjëherë reagoi Kiara.

“Pa lidhje fare! Të lutem shumë mos i përmend më këto! E di vetë ti, s’po e zgjas më shumë!”-tha moderatorja.

Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Kiarës, e cila nuk ka reaguar mirë.

Së fundmi, gjatë një bisede me Amos Zaharia, moderatorja ka folur për lidhjen e dashurisë që ka patur me këngëtarin e njohur Butrint Imeri.

“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjec të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”, ka thënë Kiara.

Kiara Tito po merr një vëmendje të madhe, që pas hyrjes së saj në shtëpinë e BBV Albania. Ajo ka rrëfyer edhe një moment mjaft të vështirë nga jeta e saj, ku iu desh të merrte një vendim të rëndësishëm.

Ajo ka treguar ndër të tjera se u kthye në Shqipëri pasi prindërit e saj nuk kanë patur mundësi për t’i paguar studimet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *