Luizi i prish lojën e “BBV”, Kiara shpërthen në lot

Vëllai i madh i ka vendosur sot banorët e “Big Brother VIP” në një provë, teksa vajzave u është kërkuar që të injorojnë djemtë e shtëpisë.

Megjithatë kjo ka sjellë një situatë të vështirë mes Kiarës dhe Luizit. Duket se këngëtari nuk e ka duruar dot injorimi ne moderatores dhe i ka bërë presion që ajo ta prishë lojën.

Ai e ka kapur teksa ajo po qëndronte mes dy lavamanëve dhe nuk e ka lënë të dalë që aty. Kiara i ka thënë shpesh herë se po i merrej fryma dhe nuk ndihej mirë, por Luizi këmbëngulte se nuk kishte për ta lënë të dilte deri sa ajo t’i fliste.

https://twitter.com/Aedisimedukiiju/status/1630215894646378498?s=20

Kiara ka shpërthyer në lot, ndërsa pasi ka prishur lojën, i ka thënë Luizit “Si nuk të vjen zor” dhe më pas është larguar.

https://twitter.com/piecesofrina/status/1630213303359229953?s=20

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *