“Luizi kryeministri i ardhshëm”, droni që mori vëmendjen e protestuesve demokratë

Pjesë e protestës së opozitës gjatë ditës së sotme është bërë edhe “Luizi i Big Brother”. Disa protesues kanë ngritur dronin me një banderolë ku shkruhet “Luizi kryeministër i ardhshëm”.

Ndërkohë, një tjetër banderolë e cila po përdoret në protestën e sotme është ajo e cila po mbahej nga të rinjtë e FRPD-së ku shkruhej “Mjaft është mjaft”.

Gjithashtu ata kanë krijuar edhe imazhin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtorit të FBI Charles McGonigal, të veshur me rroba burgu, një kostum karakteristik me vija të bardha e të zeza.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *