Luizi ka nisur një luftë të ftohtë me Efin dhe shkaku ishte Kiara. Ai jo vetëm ka zgjedhur të mos e besojë, por do ta godasë derisa ta ‘detyrojë’ të braktisë lojën.
Siç pretendon se bëri me Oltën. Meritat për daljen e saj ai prentendon të tijat pasi injorimi që ai i bënte duke mos i folur, e detyroi aktoren të linte lojën përgjysmë.
Madje, ditën edjeshme ai i tha Kiarës se nëse ajo do, e nxjerr Efin brenda ditës, duke injoruar publikun dhe vetëshpallur “Zot” i kësaj loje.
Dhe këtë strategji ka edhe me Efin, i cili dëshiron ta izolojë dhe të mos ketë askënd për të folur e si pasojë të largohet.
Ai ju ka thënë të gjithë banorëve të mos i flasin dhe ja kërkon edhe Deas me Kristin, por ky i fundit thotë se nuk dëshiron ta zhysë më shumë duke parë gjendjen jo të mirë të Efit.