Ditën e djeshme, Luiz Ejlli publikoi një video ku falenderoi fansat për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit të “Big Brother VIP” por fansat vunë re detajin që e nxorri zbuluar.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai nuk e pranoi nëse kishte shkuar apo jo në shtëpinë e Kiarës. Pas tij shihen pikturat që ndodhen në shtëpinë e moderatores.
Kaq është dashur që komentuesit të shprehen të lumtur që çifti është bashkë. Ndërsa një prej mikeshave të Kiarës i shkroi, “e njoh këtë murin”.
Luizi dhe Kiara lidhën martesë ligjore të shtunën e kaluar, ndërkohë që publiku është gjithë sy e veshë për të parë vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre.