Në Prime-in e sotëm banorët e BBV u njoftuan për sulmin me armë të Top Channel ku humbi jetën dhe roja i sigurisë.
Të shokuar për ngjarjen e mes lotësh ata panë përmes një klipi se çfarë kishte ndodhur.
Ndërkohë pas klipit Luizi shpërtheu në lot duke u shprehur se rojen e njihte më parë dhe ishte shumë i tronditur.
“Më vjen shumë keq… po qaj se e kam njoft, kam nejt me te.. E njoha nga emri. Shpresoj se drejtësia të gjejë autorët e të zbardhë ngjarjen sa më shpejt. Dua ta them që arsyeja nuk mendoj se lidhet me Big Brother, ta dinë të gjithë. I them familjes së të ndjerit që në fund të rrugëtimit tim një pjesë të konsiderueshme cfarëdo që të marr me vete do tua dhuroj,” tha ai mes lotëve.
Ndërkohë banorët do të duhet të marrin një vendim nëse duan të vazhdojnë të jenë pjesë e lojës apo jo.