Të gjithë u surprizuan dhe e pëlqyen Luizin romantik në ‘Big Brother VIP’. Një version ku ai harronte lojën dhe ishte i dedikuar ndaj partneres së tij, Kiarës.
Luizi luftoi çdo ditë për dy muaj rresht, derisa i fitoi zemrën bashkëshortes aktuale, nga kafja e mëngjesit deri te surprizat, dedikimi i këngës, propozimi, dasma etj.
Sigurisht pati njerëz që nuk e besuan, të cilët mendonin se po e bën për lojë dhe për të fituar simpatinë e publikut.
Mirëpo, edhe tani që spektakli ka mbaruar, ai duket po aq i përkushtuar. Thuajse kudo e përmend bashkëshorten e tij.
Në koncertin e tij të parë, Kiara ishte prezente për t’i dhënë mbështetjen e saj. Ndërsa nuk është pjesë e tyre, ai i bën dedikime dashurie. Gjatë performancës së tij në një koncert në Gjakovë, Luizi postoi një video duke shkruar: “Kiara ime”.
Kurse mbrëmjen e djeshme e ka surprizuar nga skena duke e marrë me video-call dhe duke i treguar dashurinë e publikut të Gjakovës për të.
@real_vip_