Mbështetja e Luiz Ejllit për Benet Becin është komentuar gjerësisht.
Një koment ka dhënë edhe aktori Julian Deda, i cili prej vitesh është pjesë e Partisë Demokratike. I ftuar së fundmi në një emision televiziv, Juli u pyet:
Pyetja: Si e latë Luiz Ejllin të ikë nga gjiri i Partisë Demokratike?
Ne nuk mbajmë njeri me zor, e para. Ai e quajtur mirënjohje, unë e quaj ‘me dy standarte’. Nqs ti i je mirënjohës atij që të ka bërë një nder tani në fund, duhet t’i jesh mirënjohës të gjithë personave në jetën tënde që të kanë ndihmuar. Që të jesh i besueshëm duhet të thuash: I jam mirënjohës këtij, por i jam mirënjohës edhe disa personave të tjerë falë të cilëve isha në pozicione shumë të larta në Paris.
Pra nëse ti je mirënjohës për një gjë shumë të vogël, por nuk je mirënjohës për gjëra shumë më të mëdha se kjo atëherë unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me dopio standart në mënyrën se si ti e percepton mirënjohjen.”- tha Julian Deda.