Mbëmjen e sotme, si rrallë herë Luizi ka folur për veten dhe familjen.
Ai është parë mëngjeseve të ditëve të fundit duke qarë dhe Arbana e ka pyetur se cili ka qenë motivi. Luizi u shpreh se ndodh për shkak të këngës Apologize.
“Apologize është kënga e vetme moderne që babai kishte qejf. Jam vetëm në mëngjes dhe qaj, nuk ka asnjë lidhje me lojën”, tha ai.
Më pasi ai mori dhe një letër nga nëna, e cila e përloti me fjalët që kishte shkruar dhe i premtoi se pasi të dalë do të jetë gjthmonë pranë saj.