Luizi u drejtohet kamerave: Nuk e meritoj Kiarën

Misioni më i ri i Luiz Ejllit është të bëjë Kiara Titon të besojë se lidhjes po i vjen fundi. Ai e nisi lojën që mbrëmë kur refuzoi të fliste me të.

I pyetur nga Kiara nëse këtë sjellje po e bënte për lojë, apo e kishte në lidhje raportin e tyre, ai u shpreh se kishte të bënte pikërisht me këtë të fundit. Këtë mëngjes, pasi u zgjuan, të dy po konsumonin kafen por ishin larg njëri-tjetrit.

Teksa Kiara po qëndronte në vetmi, Luizi nisi që të fliste me kamerat dhe tha se ‘nuk e meritonte atë’.

“Po të ma kishte bërë Kiara mua këtë punë. Prandaj them unë se nuk e meritoj Kiarën, se Kiara është më e mirë se unë. Të ja ha zemrën, vdeksha unë për të”, dëgjohet të thotë këngëtari i njohur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *