Luizi vë në siklet Kiarën: Kur ke kryer marrëdhënie për herë të fundit?

Bisedat intime mes një çifti janë private, vetëm nëse është zgjedhja e tyre për t’i zbuluar në publik. Kiara dhe Luizi, janë një çift që nuk bien dakord për këtë çështje. Luizi duket se nuk e ka problem që të flasë me Kiarën për marrëdhëniet seksuale të saj, madje edhe ti zbulojë ato në mes të të tjerëve.

E kështu ndodhi mbrëmjen e kaluar. Loja e zhvilluar mes banorëve kishte edhe pyetje pikante, e një prej tyre Luizi zgjodhi që t’ja bënte partneres së tij. Ai ishte kurioz të dinte se kur kishte kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit Kiara. Moderatorja nuk dha një përgjigje pasi u ndje shumë në siklet.

Biseda:

Luizi: Kur ke kryer marrëdhënie Kiara Tito?

Kiara: Si ma bën këtë pyetje në sy të çunave këtu?

Luizi: E di sa çuna janë duke parë tani?

Kiara: E qartë, po tani kjo është e shëmtuar kjo që po bën.

Luizi: Cila është përgjigja?

Kiara: Nuk e them. Ia futa kot edhe qëparë.

Luizi: Ça the qëparë?

Kiara: Eha mirë, natën e mirë.

Nga ana tjetër, Luizi zbuloi se kishte kryer marrëdhënie seksuale vetëm 1 javë para se të bëhej pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *