Luizi zbulon votat e banorëve për finalistin e parë

Vëllai i Madh ka përdorur një mekanizëm të ri për finalistin e parë të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Mbrëmë në dhomën e rrëfimit banorët janë thirrur një e nga një për të thënë dy emrat që ata dëshirojnë në finalen e madhe.

Me shumicë votash nga banorët, më të votuarit kanë qenë Luizi Ejlli me 4 vota, Dea Mishel me 4 vota dhe Krist Aliaj me 3 vota.

Për këtë arsye, dy banorët me më shumë vota do të përballen me njeri-tjetrin në një televotim që u hap gjatë mbrëmjes së djeshme, ku do të jetë publiku ai që do të zgjedhë me anë të votave finalistin e parë. Ky i fundit do të shpallet gjatë spektaklit të së shtunës.

Ndërkohë gjatë darkës, Luizi pasi falënderoi ata që e kanë votuar për të qenë finalisti i parë, i bie në kokë se sa vota mori ai, Dea dhe Kristi.

Madje këngëtari nuk e pati aspak problem të thoshte se ai ka votuar emrin e Kiarës dhe Kristit. Në këto momente e pyet Qetsori se pse nuk doli Kristi në televotim me Dean?

“Se di. Kemi pasur më shumë unë e Dea. 4-4-3”, tha Luizi.

Si votuan banorët:

Kristi – Dea dhe Jori

Bledi – Luizi dhe Dea

Qetsori – Nita dhe Kiara

Efi – Luizi dhe Kristi

Jori – Luizi dhe Dea

Luizi – Kiara dhe Kristi

Kiara – Luizi dhe Efi

Nita – Bledi dhe Dea

Dea – Nita dhe Kristi

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *