Gjatë konferencës për shtyp, në prag të çerek-finales kundër Brazilit, ka marrë pjesë dhe kapiteni i kroatëve, Luka Modriç.
Ylli i mesfushës madrilene është shprehur se do të bëjë maksimumin e tij, për të vështirësuar sa më shumë punën e anësorit Vinicius.
“Ne ndihemi rehat këtu, organizimi dhe atmosfera janë të shkëlqyera dhe nuk ka lëvizje të mëdha. Nuk ka ankesa. Më vjen mirë kur dëgjoj që Vinicius flet mirë për mua, ai është një djalë i mirë dhe ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Do të jetë e vështirë ta ndalosh atë, por nëse mund t’i ndihmoj që ta komplikoj punën e tij duke dhënë disa detaje, do ta bëj me siguri”,- është shprehur 37-vjeçari.
Në vazhdim të fjalës së tij, kapiteni i kroatëve tha se kundër Brazilit do të japin diçka, duke shpresuar këtshtu në një kualifikim për në raundin tjetër.
“Duke shkuar në çerek-finale ne kemi bërë tashmë një gjë të madhe, por ne gjithmonë duam më shumë. Brazili do të jetë favorit, ne do të japim gjithçka dhe do të përpiqemi të luajmë ndeshjen më të mirë të mundshme. Nëse ia dalim, atëherë do të kemi një shans. Besojmë në veten tonë”,- tha më tej, Modriç.