Lukaku e Ibra dy mungesat e mëdha, Pioli e Inzaghi projektojnë titullarët

“Do të jetë një betejë e vërtetë, një sfidë pa favoritë. Ne njihemi mirë me njëri-tjetrin, por derbi është një derbi. Pres një sfidë të fortë që mund të vendoset nga detajet”. Këto fjalë të thënë nga Stefano Pioli në vigjilje të derbit Milan-Inter tregojnë gjithçka, kjo nuk është një sfidë si gjithë të tjerët, në lojë nuk janë thjesht tre pikët, por kjo sfidë mund të konsiderohet pa frikë si një “antipaste” në garën për titull. Mungesa e madhe në këtë sfidë është Romelu Lukaku, nuk do të ketë derbi për sulmuesin belg. Nuk do të ketë derbi as për Zlatan Ibrahimovic, sigurisht me ta në fushë derbi do të kishte më shumë shije. Këto priten të jenë formacionet zyrtare në derbin e parë sezonal:

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Kalulu, Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, De Ketelaere, Leao; Giroud.

(Tatarusanu, Mirante, BAllo-Tourè, Gabbia, Thiaë, Kjaer, Adli, Pobega, Bakayoko, Saelemaekers, Vranckx, Dest, Lazetic, Diaz, Origi.)

INTER (3-5-2): Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Darmian; Martinez, Correa.

(Onana, Cordaz, Acerbi, D’Ambrosio, Dimarco, Bellanova, Gosens, Asllani, Mkhitaryan, Gagliardini, Dzeko, Carboni.)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *