“Lukaku kthehet te Chelsea”, drejtori i Interit: Nuk ka pasur kushte në huazimin e tij

Aventura e dytë e Romelu Lukakut tek Interi është drejt fundit. Beppe Marotta e ka bërë të ditur zyrtarisht këtë para ndeshjes së kthimit ndaj Portos.

Drejtori ekzekutiv zikaltër sqaroi se rikthimi i Lukakut në Londër nuk është i kushtëzuar nga performanca e belgut në javët e ardhshme: “Huazimi është bërë për një sezon, më 30 qershor, pavarësisht performancës së tij, Lukaku do të kthehet te Chelsea”- ishin fjalët e Marotas.

Sezoni i belgut u kushtëzua shumë nga disa probleme fizike, që e mbajtën jashtë për një kohë të gjatë. Sezonin tjetër Lukaku do të luajë për herë të katërt në Premier League.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *